Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë

KF Llapi

Llapi ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave në ndeshjen e barazhit ndaj Dinamos së Ferizajt.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina shënoi dy gola të shpejtë për epërsinë 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Para se t’i shënonte golat, Llapi e qëlloi transversalen fillimisht.

Ishte qendërmbrojtësi Landrit Rama që qëlloi transversalen pas goditjes me kokë.

Llapi vazhdoi dominimin dhe shënoi për 1:0 në minutën e 11-të.

Arianit Hasani depërtoi në zonë nga krahu i djathtë dhe harkoi, ndërsa topin e devijuar në zonë, në gol e shndërroi Fiton Ademi. Qendërsulmuesi Fiton Ademi nuk gaboi nga afërsia.

Llapi nuk u ndal deri kur e shënoi golin për 2:0.

Një aksion nga krahu i majtë përfundoi me penallti për llapjanët.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Bytyqi, u ndal në zonë në mënyrë të palejuar nga qendërmbrojtësi Ardian Shaljani.

Gjyqtari Alban Shala sinjalizoi në penallti dhe ajo u konfirmua edhe nga VAR-i. Dyshohej për pozitë jashtë loje fillimisht, e më pas u shikua nëse ndërhyrja ishte në zonë.

Nga penalltia i saktë ishte sulmuesi Muhamet Hyseni. Golin e 11-të të edicionit, Hyseni e shënoi në minutën e 23-të.

Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat kërkuan penallti për prekje të topit me dorë brenda në zonë. Por, për gjyqtarin Shala nuk kishte asgjë të parregullt.

Lexo përditësimet tjera
Llapi

Llapi mbetet në Superligë

Llapi do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar edhe për një edicion tjetër. Skuadra...