Skuadra e Liverpoolit është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin francez të Real Madridit, Eduardo Camavingan, shkruan “CaughtOffside”.
Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për kartonin e Camavingas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se trajneri holandez i Liverpoolit, Arne Slot, është adhurues i madh i lojës së reprezentuesit të Francës.
Slot beson se transferimi i Camavingas do ta përmirësonte ndjeshëm lojën e Liverpoolit.
Camavinga pos si mesfushor mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Për Camavingan ka interesim edhe nga skuadra tjera të mëdha si Manchester City, Paris Saint-Germaini, Chelsea, Arsenali dhe Bayern Muncheni.
23-vjeçari Camavinga me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Ai pjesë e Realit është nga viti 2021. Te “Los Blancos” u transferua nga Stade Rennaisi për 31 milionë euro.
Camavinga është pjesë shumë e rëndësishme e klubit mbretëror.