Arsenali e ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen e rëndësishme në garën për titull të kampionit të Anglisë.
Arsenali fitoi me gol të Kai Havertz në pjesën e parë.
Me fitore, Arsenali ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.
Golin e fitores së madhe Havertz e shënoi në minutën e 37-të me asistim të Bukayo Saka.
Ndeshja Arsenal – Burnley u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.
Ishte ndeshja e parafundit e edicionit aktual.
Arsenali është në vendin e parë me 82 pikë, pesë më shumë se Manchester City, i cili ndeshjen e parafundit e luan kundër Bournemouthit të martën nga ora 20:30.
Edhe
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë
Nëse City humb apo barazon të martën, Arsenali shpallet kampion dhe i jep fund pritjes prej 22 vjetësh.
Të dielën, Arsenali e luan ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Crystal Palace.
City e mbyllë edicionin me ndeshjen në shtëpi ndaj Aston Villas të dielën.
Më 30 maj, Arsenali luan në finale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë
Arsenali e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes së rëndësishme në garën për titull të kampionit kundër Burnleyt.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Kai Havertz. Ai realizoi në minutën e 37-të me asistim të Bukayo Saka.
Ndeshja Arsenal – Burnley po luhet në stadiumin “Emirates” në Londër.
Është ndeshja e parafundit e edicionit aktual.
Manchester City ndeshjen e parafundit e luan kundër Bournemouthit të martën nga ora 20:30.
Edhe
Arsenali në finale të Championsit pas 20 vjetësh
Të dielën, Arsenali e luan ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Crystal Palace.
City e mbyllë edicionin me ndeshjen në shtëpi ndaj Aston Villas të dielën.