Shqipëria e ka pësuar disfatën e dytë radhazi në krye me selektorin e ri, Rolando Maran.
Shqipëria u mposht të shtunën mbrëma nga Luksemburgu me rezultatin 1:0.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ishte miqësore.
Golin e fitores për Luksemburgun e realizoi Danel Sinani në minutën e tetë.
Shqipëria pati 13 tentime për gol, por nuk arriti t’i konkretizojë ato.
Edhe posedimi i topit ishte në anën e “kuqezinjve”, por që në fund mungoi fitorja.
Edhe
Shqipëria në disavantazh pas pjesës së parë
Shqipëria u mposht edhe në miqësoren e parë nga Izraeli me rezultatin 1:0.
Shqipërisë, ndeshjet miqësore i shërbyen si përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe kualifikimeve për “Euro 2028”.
Shqipëria në disavantazh pas pjesës së parë
Shqipëria është duke u mposhtur 1:0 nga Luksemburgu pas pjesës së parë.
Golin e epërsisë për Luksemburgun e realizoo Daniel Sinani në minutën e tetë.
Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë është miqësore.
Luksemburgu në epërsi ndaj Shqipërisë
Përfaqësuesja e Luksemburgut ka kaluar në epërsi ndaj Shqipëris.
Për 1:0 shënoi Danel Sinani në minutën e tetë.
Ndeshja që po zhvillohet në “Air Albania” është miqësore.
Formacioni startues i Shqipërisë ndaj Luksemburgut
Shqipëria ka publikuar formacionin startues për ndeshjen miqësore ndaj Luksmeburgut.
“Kuqezinjtë” nga ora 20:00 e presin Luksemburgun në “Air Albania”.
Në formacionin startues është edhe Bujar Pllana. Në repartin ofensivë do të startojë edhe Arbër Hoxha.
Shqipëria po në “Air Albania” të mërkurën u mposht në miqësore nga Izraeli me rezultatin 1:0.
