Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka debutuar me barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, do të kthehet me një pikë nga udhëtimi i largët në Tampere të Finlandës. Ndeshja KuPS – Drita u zhvillua të enjten mbrëma dhe përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.
Golin që ia siguroi një pikë Dritës e shënoi Albert Dabiqaj. Ai në minutën e 80-të shënoi golin e barazimit me kokë.
Golin për KuPS-in e shënoi sulmuesi polak, Piotr Parazyszek, në minutën e 75-të. Ishte goli i epërsisë 1:0, por Dabiqaj më pas shënoi me kokë për t’ia siguruar ekipit të tij një pikë në debutim. Ai shënoi me asistim të Blerton Shejit, i cili në fushë u inkuadrua në vend të Veton Tushës. Tusha u largua me barelë nga fusha shkaku lëndimit në minutën e 29-të.
KuPS-i në minutën e dytë krijoi rast për gol. Por portieri Faton Maloku bëri superpritje nga afërsia. Maloku ishte vendimtar me pritjet e tij edhe në disa raste.
Drita rastin e parë e kishte nëpërmjet sulmuesit Arb Manaj. Në minutën e 11-të ai gjuajti lehtë në duart e portierit të ekipit vendës, Johannes Kreidl.
Portieri Kreidl shpëtoi portën e KuPS-it edhe në gjuajtjen e dytë nga Manaj në minutën e 34-t. Pjesa e parë përfundoi baras, 0:0.
Drita edhe në pjesën e dytë kishte momentet e saj. Mesfushori Dabiqaj gjuajti jashtë portës nga afërsia në minutën e 66-të. Para Dabiqajt provoi edhe Almir Ajzeraj.
Drita siguroi kualifikimin në Ligën e Konferencës për herë të parë, pasi eliminoi Differdangen e Luksemburgut në plejof. Differdangen e kishte eliminuar edhe në raundin e parë kualifikues të Championsit.
Më pas Drita u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. U eliminua nga gjiganti danez, Copenhagen. U zhvendos në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga kampioni rumun, FCSB.
Në Ligën e Konferencës gjilanasit do të luajnë edhe me Omonian e Qipros, Shelbournen e Irlandës, Shkëndijën e Tetovës, AZ Alkmaarin e Holandës dhe Rayo Vallecanon e Spanjës.
Prej 36 skuadrave në fazën e ligës, 24 avancojnë në fazën nokaut.
Në Superligën e Kosovës, Drita ka nisur më zbehtë. Pas xhiros së shtatë është në vendin e gjashtë me tetë pikë.
KuPS-i po lufton për titull në Finlandë. Pas 25 xhirove i ka 50 pikë në vendin e tretë. 50 pikë i ka edhe Inter Turku në vendin e dytë, ndërsa Ilvesi udhëheq në tabelë me 52 pikë.
Krahas pikës së fituar, Drita në Kosovë do të kthehet me 133 mijë euro. Pra barazimi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës vlen 133 mijë euro, kurse fitorja vlen 400 mijë euro. Drita në fazën e ligës do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje të tjera.
Me paraqitjen në Ligën e Konferencës, Drita i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA.
Dabiqaj: Me pak fat mund të fitonim
Mesfushori i Dritës, Albert Dabiqaj, ka thënë se me pak fat kanë mundur ta fitojnë ndeshjen ndaj KuPS-it në Tampero të Finlandës.
Dabiqaj shënoi golin e barazimit për Dritën në debutim në Ligën e Konferencës.
“Është ndjenjë e mirë, por me pak fat kemi mundur të fitojmë. Mos të harrojmë se ishin edhe pritjet e Faton Malokut dhe jemi të kënaqur edhe me barazim. Na pret punë e madhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dabiqaj.
Ai ua dedikon familjes, bashkëlojtarëve dhe drejtuesve të klubit.
“Është ndeshja e parë për ne në Ligën e Konferencës, por Drita ka dhjet vjet që luan në ndeshje evropiane. Secili ka mendimin e vet për neve, por ne flasim në fushë”, ka theksuar Dabiqaj.
“Ishim të gëzuar që siguruam një pikë, por me pak fat mund të fitonim një pikë, por kjo ishte për sonte”.
Ramadani flet për barazimin dhe gjendjen e Veton Tushës
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është i kënaqur me pikën e fituar ndaj KuPS-it. Ai ka thënë se ekipi i tij ka mundur të kthehet në Kosovë me pikët e plota. Ndeshja KuPS- Drita përfundoi baras 1:1. U zhvillua në Tempere të Finlandës dhe i takoi xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
“Jemi të kënaqur me një pikë. Kjo ndoshta nuk do të vlej për tabelë por psikologjikisht do të ketë rol të rëndësishëm, sepse po kthehemi të pamposhtur nga ky udhëtim dhe kjo do të thotë shumë për lojtarët në aspektin moral. Por shpresoj të jemi më të mirë në ndeshjet e radhës”, ka thënë Ramadani në konferencën për media. “Me karakterin që kam nuk ia lejoj lojtarëve ta mendojnë se jemi inferior. Nëse luajmë thjesht dhe me guxim, do të jemi më të rrezikshëm për çdo kundërshtar. Nuk e ndjej veten e po ashtu as ekipin tim nuk e lejoj ta ndjej veten inferior ndaj asnjë kundëeshtari”.
Ai ka theksuar se ndeshja ndaj KuPS-it i takon tashmë së kaluarës. Fokusin thotë se e ka në derbin kundër Gjilanit të hënën.
“Për momentin sonte përfundon kjo ndeshje dhe do të kemi përkushtimin maksimalisht në derbin që do ta zhvillojmë të hënën”, është shprehur Ramadani.
Ai ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të Veton Tushës. Ai u largua me barelë nga fusha shkaku lëndimit në minutën e 29-të.
“Lëndimi i Vetonit na mërziti shumë. Edhe në janar ishte në spital. Vetoni është dërguar në spital. Kemi një mjek atje, por nga informatat e para që kam, ai është në vetëdije, është në gjendje stabile. Ai flet, nuk ka humbur vetëdijen. Ka dhimbje pak, por presim rezultate dhe do të shkojmë ta vizitojmë në spital sapo të largohemi nga këtu”, ka thënë Ramadani.
Sa mijëra euro fitoi Drita me barazimin ndaj KuPS-it?
Drita fitoi një pikë në udhëtim kundër KuPS-it, në ndeshjen debutuese në Ligën e Konferencës.
Krahas pikës së fituar, Drita, në Kosovë do të kthehet me 133 mijë euro. Pra barazimi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës vlen 133 mijë euro, kurse fitorja vlen 400 mijë euro. Drita në fazën e ligës, do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje tjera.
Me paraqitjen në Ligën e Konferencës, Drita i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA.
Drita debuton me barazim në Ligën e Konferencës
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka debutuar me barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, fitoi një pikë në udhëtimin e largët në Tampere të Finlandës kundër KuPS-it. Ndeshja KuPS – Drita u zhvillua të enjten mbrëma, ndërsa përfundoi baras, 1:1.
Golin që ia siguroi një pikë Dritës e shënoi Albert Dabiqaj. Ai në minutën e 80-të shënoi golin e barazimit me kokë.
Golin për KuPS-in e shënoi sulmuesi polak, Piotr Parazyszek, në minutën e 75-të. Ishte goli i epërsisë 1:0, por Dabiqaj më pas shënoi për rezultatin përfundimtar, 1:1.
Drita barazon rezultatin
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka barazuar rezultatin kundër KuPS-it. Golin e barazimit e shënoi Albert Dabiqaj. Ai në minutën e 80-të shënoi golin e barazimit me kokë.
KuPS-i në epërsi
Skuadra finlandeze, KuPS, ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi polak, Piotr Parazyszek, në minutën e 75-të.
Goli:
Drita i afrohet shënimit të golit
Mesfushori Albert Dabiqaj gjuajti jashtë portës nga afërsia në minutën e 66-të. Ishte rasti i radhës për Dritën në ndeshjen kundër KuPS-it finlandez.
Para Dabiqajt provoi edhe Almir Ajzeraj.
Drita me dy mundësi të mira gjatë pjesës së parë
Sulmuesi Arb Manaj kishte dy raste të mira shënimi gjatë 45 minutave të pjesës së parë të ndeshjes kundër KuPS-it. Rastin e parë e kishte në minutën e 11-të, nëntë minuta pasi portieri Faton Maloku bëri superpritje nga afërsia.
Gjuajtja e Manajt në minutën e 11-të u prit nga portieri i KuPS-it, Johannes Kreidl.
Porieri Kreidl shpëtoi portën e KuPS-it edhe në gjuajtjen e dytë nga Manaj në minutën e 34-t.
Pas një aksioni të gjatë, gjuajtjen e Manajt nga afërsia e priti portieri Kreidl. Pjesa e parë e ndeshjes së parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës përfundoi baras, 0:0.
Tjetër rast për Dritën
Drita ka lëshuar një rast të mirë në minutën e 34-t. Pas një aksioni të gjatë, gjuajtjen e Arb Manajt nga afërsia e priti portieri i KuPS-it, Johannes Kreidl.
Ishte rasti më i mirë për Dritën në këtë ndeshje që po luhet në Tampere të Finlandës.
Drita me rastin e parë
Drita ka krijuar rastin e parë në ndeshjen kundër KuPS-it.
Gjuajtja e sulmuesit Arb Manaj në minutën e 11-të u prit nga portieri i ekipit finlandez.
Superpritje e Malokut
Faton Maloku e ka shpëtuar skuadrën e Dritës që në minutën e dytë të ndeshjes.
Ai priti një gjuajtje shumë të fuqishme nga afërsia dhe nuk lejoi që Drita të pësonte gol në fillim të ndeshjes.
Drita publikon formacionin startues për ndeshjen ndaj KuPS-it
Trajneri Zekirija Ramadani ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen debutuese të Dritës në Ligën e Konferencës.
Drita luan nga ora 18:45 kundër KuPS-it në Tampere të Finlandës. Ndeshja KuPS – Drita i takon xhiros së parë të fazës së Ligës në Ligën e Konferencës.
Në përbërjen e parë mungon kapiteni Rron Broja. Shiritin e kapitenit në këtë ndeshje do ta bartë, Besnik Krasniqi.
