Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Aston Villa i jep fund pritjes 44-vjeçare për trofe në Evropë

Aston Villa

Aston Villa i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare për trofe evropian. 

Skuadra e Premier Leagues angleze të mërkurën mbrëma e dominoi finalen e zhvilluar në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll ndaj Freiburgut dhe e fitoi trofeun e Ligës së Evropës. Villa triumfoi me rezultatin 3:0, duke mos rrezikuar për asnjë moment. 

Youri Tielemans dhe Emiliano Buendia realizuan gola të vonshëm në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 41-të dhe të tretë të kohës shtesë. Villa në minutën e 58-të shënoi tjetër gol për fitoren e madhe. Shënues i golit për 3:0 ishte sulmuesi Morgan Rogers. 

“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Kemi bërë paraqitje të nivelit më të lartë dhe kishim sezon të shkëlqyer. Me këtë trofe, gjithçka është e shkëlqyer. Ka qenë një sezon me shumë ulje e ngritje, por në fund i kthyem gjërat për të mirë. Për këtë duhet përgëzuar lojtarët dhe stafin. Kemi punuar dhe kemi besuar. Fituam në fund, një trofe dhe Liga e Kampionëve për sezonin tjetër”, ka deklaruar pas ndeshjes Tielemans që realizoi gol shumë të bukur.  

Villa në vitin 1982 e fitoi Kupën Evropiane dhe pas 44 vjetësh e përsëriti suksesin në Evropë. Ndërkohë, për këtë skuadër, ishte trofeu i parë madhor pas 30 vjetësh, kur e fitoi Kupën e Ligës në Angli. 

Edhe Aston Villa në epërsi të madhe pas pjesës së parë Futboll 1 muaj më parë Aston Villa në epërsi të madhe pas pjesës së parë

Sukses historik të mërkurën mbrëma në Stamboll arriti edhe trajneri i Aston Villas, Unai Emery. Për teknikun spanjoll ishte trofeu i pestë i arritur në këtë garë. 

Emery Ligën e Evropës e kishte fituar tri herë rresht me Sevillan, në edicionet 2013/14, 2014/15 dhe 2015/16. Më pas në edicionin 2020/21 e fitoi Ligën e Evropës edhe me Villarrealin. 

Emery në nëntor të vitit 2022 e zëvendësoi Steven Gerrardin te Villa që i kishte vetëm tri pikë më shumë se zona e rrezikshme, dhe e ktheu skuadrën në njërën prej pesë skuadrave kryesore në Angli. Tani e udhëhoqi ekipin drejt një trofeu evropian. Aston Villa dhjetë vjet më parë ra nga Premier League për herën e parë në histori. Por, tani është krejtësisht skuadër tjetër me trajnerin Unai Emery, që e fitoi një titull evropian dhe e siguroi kualifikimin e dytë në Ligën e Kampionëve brenda tri sezonesh. 

54-vjeçari Emery i suksesshëm ishte edhe te Paris Saint-Germaini, me të cilën e fitoi një titull në kampionatin elitar francez, dy Kupa të Francës, dy Kupa të Ligës së Francës dhe dy Superkupa të Francës.
 

 

Edhe 25 minuta lojë, ende pa gola Futboll 1 muaj më parë 25 minuta lojë, ende pa gola

GOLAT

 

Aston Villa në epërsi të madhe pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 20 maj 2026 21:52
Aston Villa

Photo: Associated Press

Aston Villa e ka mbyllur pjesën e parë të finales së Ligës së Evropës ndaj Freiburgut me epërsi prej dy golave. 

Të dy golat i shënoi në fund të pjesës së parë. 

Youri Tielemans dhe Emiliano Buendia i shënuan golat në minutën e 41-të dhe të katërt shtesë të pjesës së parë. 

Për Aston Villan triumfi të mërkurën mbrëma në Stamboll, do të ishte i pari në një kupë evropiane prej vitit 1982.
 

Golat
 

 

25 minuta lojë, ende pa gola

1 muaj më parë / 20 maj 2026 21:28
25 minuta lojë, ende pa gola

Kanë kaluar 25 minuta lojë në stadiumin e Beshiktashit në finalen e Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villas. 

Rezultati është ende 0:0. 

Morgan Rodgers për Aston Villan dhe Nicolas Hofler i Freiburgut patën mundësi të mira shënimi.

Publikohen formacionet e finales së Ligës së Evropës

1 muaj më parë / 20 maj 2026 20:24
Stadium

Freiburgu dhe Aston Villa do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e Ligës së Evropës nga ora 21:00. Finalja luhet në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll. 
Dhe tashmë janë publikuar formacionet e të dyja skuadrave.

Formacioni i Freiburgut: 
Atubolu, Kubler, Ginter, Lienhart, Treu, Eggestein, Hofler, Beste, Manzambi, Grifo, Matanoviq

Formacioni i Aston Villas: 
Martinez, Cash, Konsa, Lindelof, Pau Torres, Digne, McGinn, Rogers, Tielemans, Buendia, Watkins

Aston Villa vlerësohet favorite për të triumfuar. Ndërkohë, trajneri i kësaj skuadre, Unai Emery, e synon trofeun e pestë të kësaj gare. 

Finalja e fundit e Kupës së UEFA-s apo Ligës së Evropës ndërmjet një skuadre gjermane dhe angleze, ka qenë ajo e edicionit 1972/73. 

Liverpooli e kishte mposhtur Borussia Monchengladbachun 3:2 me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve.