Drita luan me Differdangen e Luksemburgut në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Ndeshja po luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe po transmetohet direkt në KTV.
Barazon Differdange
Differdange ka barazuar rezultatin ndaj Dritës.
Andreas Buch (65’) realizoi me një gjuajtje me kokë. Rezultatin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është 1:1.
Drita në epërsi pas pjesës së parë
Drita po udhëheq 1:0 ndaj Differdanget pas pjesës së parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Albert Dabiqaj në minutën e 30-të realizoi për Dritën pas asistimit të Veton Tushës.
Kjo është ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme.
Drita në epërsi
Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 30-të.
Albert Dabiqaj ka realizuar me gjuajtje nga zona, pas një topi të kthyer nga Veton Tusha.
Pa gola pas 20 minutave
Pas 20 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen mes Dritës dhe Differdange, rezultati është baras 0:0.
Është ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Konferencës.
Albert Dabiqaj (11’) pati rastin më të mirë.
Publikohen përbërjet startuese të ndeshjes Drita - Differdange
Janë publikuar përbërjet startuese të ndeshjes mes Dritës dhe Differdanget.
Drita do të luajë me formacion 4-2-3-1. Në portë do të jetë Faton Maloku, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Blerton Sheji dhe Raddy Ovouka. Në mesfushë janë Albert Dabiqaj dhe Vesel Limaj. E në repartin ofensiv janë Liridon Balaj, Almir Ajzeraj, Veton Tusha dhe Arb Manaj.
Differdange do të luajë me përbërje 3-4-1-2.
Drita e kishte mposhtur Differdangen në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve këtë stinor. \
