Falë autogolit të Richard Rios në minutën e 18-të, Chelsea, shënoi fitoren e parë nga dy ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e parë Chelsea e humbi 3:1 nga Bayerni, ndërsa të martën mposhti Benfican me rezultat 1:0.
Joao Pedro i Chelsat në minutën e 96-të u ndëshkua me karton të kuq.
Për Jose Mourinhon ishte kthim në Londër, tani si trajner i Benficas.
Chelsea më 22 tetor e pret në Londër Ajaxin, kurse Benfica luan në udhëtim ndaj Newcastlet.
Ndërkohë, skuadra tjetër angleze, Tottenham, u ndal nga skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt. Ndeshja përfundoi baras 2:2.
Dy golat për norvegjezët i shënoi Jens Petter Hauge. Të parin në minutën e 53-të, kurse të dytin në minutën e 66-të.
Dy minuta pasi pranoi golin e dytë, saktësisht në minutë ne 68-të shënoi golin e parë për rezultatin 2:1, kurse disfatës i shpëtoi falë autogolit nga Jostein Gundersen në minutën e 89-të. Ndeshja përfundoi baras, 2:2.
Chelsea në epërsi pas pjesës së parë
Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Benficas.
Deri tash po vendos autogoli i Richard Rios në minutën e 18-të.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Chelsea shënon ndaj Benficas
Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Benficas.
Shënoi autogol mesfushori Richard Rios në minutën e 17-të pas topit të goditur nga Alejandro Garnacho.