Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdullahu nënshkruan kontratë të re me Hoffenheimin: Është strateg

Leon Avdullahu

Ashtu si pritej, Leon Avdullahu, ka firmosur kontratë të re shumëvjeçare me klubin e Bundesligës gjermane, Hoffenheim.

Avdullahu u transferua te Hoffenheimi verën e kaluar nga Baseli dhe ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit në Bundesligë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi gjerman ka vendosur të vazhdojë kontratën me Avdullahun, që natyrisht do të ketë të hyra më të mëdha financiare. Pak ditë më parë kontratën me Hoffenheimin e vazhdoi edhe Albion Hajdari, mbrojtësi i qendrës.

Avdullahu e Hajdari janë shumë të rëndësishëm edhe te Kosova, njëjtë si Fisnik Asllani. Sulmuesi Asllani ka gjasa të largohet nga Hoffenheimi në verë.

Për  Avdullahun kanë shprehur interesim skuadra më të mëdha evropiane, por 22-vjeçari nuk pritet të largohet shpejtë nga Hoffenheimi. Kjo skuadër ka siguruar daljen në Evropë për edicionin e ardhshëm, ndërsa e synon Championsin.

Kontrata e kaluar e Avdullahut ishte e vlefshme deri në vitin 2029.

“Leoni është shembulli më i mirë se si një lojtar i ri mund të zhvillohet te Hoffenheimi. Jam shumë i lumtur që ai dëshiron të vazhdojë këtë rrugë të suksesshme me ne dhe që klubi po e mban njërën prej figurave kryesore të tij”, ka thënë Andreas Schicker, drejtor sportiv i Hoffenheimit.

“Leoni mund ta lexojë lojën, ai është strateg dhe vizioni i tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stilin tonë të lojës”, ka shtuar Schicker.

Avdullahu po ashtu është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës. Ai ka luajtur 31 ndeshje për Hoffenheimin këtë edicion. Edhe te Baseli ishte shumë i rëndësishëm, ndërsa menjëherë dëshmoi se është i denjë për Bundesligë.

“Kur erdha këtu në verë, kam thënë se jam jashtëzakonisht krenar të bëhem pjesë e këtij ekipi. Kjo është e vërtetë edhe tani. Çdo gjë që u diskutua kur po realizohej transferimi, u bë e vërtetë. Dua të vazhdoj të jem pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi dhe të kontribuojë në suksesin e ekipit dhe të klubit”, ka thënë Avdullahu, që tashmë është edhe lider i mesfushës së Kosovës.

Pos Avdullahut e Hajdarit, kontratën me Hoffenheimin e ka vazhduar edhe Ozan Kabak.

Hoffenheimin në fundjavë e pret ndeshja vendimtare për kualifikim në Champions.