Portieri i Bayern Munichut dhe kapiteni Manuel Neuer, do të jetë jashtë fushës për disa javë pasi ka pësuar lëndim në pulpë.
39-vjeçari e pësoi lëndimin muskulor në këmbën e majtë gjatë fitores 3:0 të shtunën ndaj Werder Bremenit, ka njoftuar të dielën skuadra bavareze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi ka thënë se Neueri do të jetë jashtë për momentin, ndërsa ai nuk pritet të jetë në portë për klasiken gjermane ndaj Borussia Dortmundit më 28 shkurt.
Bayerni i prin tabelës së Bundesligës me gjashtë pikë më shumë se Dortmundi, kur kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund.