Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda gjermane Matthaus e vlerëson Fisnik Asllanin

Fisnik Asllani

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka zbuluar njëmbëdhjetëshen më të mirë të stinorit vjeshtor të edicionit 2025/2026 të Bundesligës gjermane. 

Po ashtu ka zbuluar edhe zëvendësuesit e lojtarëve të 11-shes më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si zëvendësues të Harry Kanet të Bayernit, Matthaus e ka vendosur sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani. 

Ai ka arsyetuar vendimin për ta përfshirë Asllanin si zëvendësues të Kanet.

“Kjo do t’i habisë disa, por ai ka lënë përshtypje të mira në 15 ndeshjet e para në Bundesligë dhe tashmë ka shënuar gjashtë gola”, shkruan në vlerësimin e fituesit të Kupës së Botës me Gjermaninë.
11-shen dhe zëvendësuesit, Matthaus i ka zbuluar të dielën për gazetën e madhe gjermane “BILD”.