Skuadra e Lazios ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Luganos, Albian Hajdari, kanë raportuar mediume të ndryshme në Itali të hënën. Hajdari me Luganon ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
21-vjeçari është një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Zvicrës. Ai së fundi është ftuar edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas Lazios, për Hajdarin interesim kanë shprehur edhe Bayer Leverkuseni, Marseille, Torino dhe Bournemouthi. Hajdari më herët ka luajtur edhe te skuadra e Baselit.
Për Luganon këtë edicion ka luajtur 36 ndeshje.