Skuadrës së Lazios i ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 54-t për ta mposhtur skuadrën e Atalantas.
Lazio të dielën mbrëma e mposhti 1:0 Atalantan në udhëtim në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Gustav Isaksen. Ai u asistua nga mesfushori nigerian, Fisayo Dele-Bashiru.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTek Atalanta ndeshjen e kompletoi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Te Lazio në bankën e rezervistëve ishte Elseid Hysaj ndërsa për shkak të lëndimit mungoi Arijon Ibrahimoviqi.
Atalanta dhe Lazio renditen në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Atalanta ka 58 pikë kurse Lazio ka tri pikë më pak.