Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ka arsye të mjaftueshme të besohet se në luftën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, të dyja palët kanë kryer krime lufte.
“Nëse ka sulme qoftë në Iran apo nga Irani në energjinë infrastrukturore, mendoj se ka bazë të arsyeshme për të menduar se ato mund të përbëjnë krime lufte”, ka thënë ai për “Politico”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët gjatë javës, Izraeli sulmoi fushat iraniane të gazit natyror, ndërsa Irani sulmoi kompleksin e gazit në Katar, duke përshkallëzuar edhe më tej luftën.
“Nuk shoh asnjë dallim. Nuk ka rëndësi kush i ka cak civilët. Është krejt e papranueshme”, ka thënë Guterres.
Izraeli dhe SHBA-ja më 28 shkurt sulmuan Iranin duke vrarë liderin suprem, Ali Khamenei. Irani në shenjë hakmarrje sulmoi Izraelin dhe bazat amerikane në rajon.