Futboll

Lautaro, golashënuesi i katërt më i mirë tek Argjentina

Argjentina

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Argjentinës.

Lautaro realizoi gol në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Angolas në Luanda të premten mbrëma.

Ai u asistua nga Lionel Messi, që e shënoi golin e dytë me asistim të Lautaro Martinezit, shkruan “Football-Italia” të shtunën.

Për Lautaron ishte goli i 36-të me fanellën e Argjentinës, ndërsa e ka kaluar Hernan Crespon.

Sergio Agueri me 41 gola, Gabriel Batistuta me 55 dhe Lionel Messi me 115 gola zënë tri pozitat e para në këtë statistikë.