Posa u dëgjuan thirrjet “Serbia, Serbia”, futbollistët e Kosovës iu drejtuan zhveshtores. Refuzuan të dalin më pas, ndonëse kjo iu kërkua nga arbitri i ndeshjes, por edhe nga drejtuesit e FFK-së. Ndodhi kjo më 15 nëntor në Bukuresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë. Rezultati ishte 0:0 në minutat shtesë, kur lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha.
UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat 3:0 në të mirë të Rumanisë. FFK-ja i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me synim për të anuluar atë vendim. Vendimi për të lënë fushën u përkrah nga opinioni në Kosovë. Por efektet e tij nuk dihet cilat do të jenë. Vendimi që është në fuqi, ai i UEFA-s, dëshmon se largimi mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo