Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Laporta thotë se Barcelona i ka kaluar telashet

Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se klubi i ka kaluar telashet që i kishte dhe tani mund të regjistrojë lojtarët me procedurë normale.

Laporta foli në konferencë për shtyp, pasi Barça fitoi Superkupën me fitore impresive ndaj Real Madridit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi shpëtuar Barcelonën. Situata financiare ishte shumë e vështirë. Ne kemi shpëtuar Barcelonën”, ka përsëritur Laporta.

Barça pati telashe të shumta për të regjistruar Dani Olmon dhe Pau Victorin për pjesën e dytë të kampionatit.

“Ne po ashtu kemi mbrojtur Barcelonën nga sulme të jashtme, sulme të qarta dhe të fuqishme. Do të duhet më shumë për të destabilizuar një klub që ka histori 125 vjeçare dhe që është i njohur në gjithë botën. Ne nuk do të dorëzohemi, por ata tentuan të destabilizojnë klubin, lojtarët dhe trajnerin. Ne reaguam, fituam Superkupën dhe e çmoj këtë”, ka thënë Laporta, ndër të tjera.