Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lajm i keq për Kosovën, Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Leon Avdullahu

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer konfirmoi në një konferencë për shtyp të enjten se Leon Avdullahu ka pësuar lëndim të muskulit dhe do të jetë jashtë fushave për njëfarë kohe. Rrjedhinisht Avdullahu do t’i mungoj Kosovën për ndeshjen ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja Sllovaki - Kosovë luhet më 26 mars në Bratislavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Fatkeqësisht duhet të njoftojmë mungesën e një lojtari kyç. Leon Avdullahu nuk do të jetë i disponueshëm për ne për disa javë," tha Ilzer.

Me tetë ndeshje të mbetura në Bundesligë këtë sezon, Avdullahu pritet të luajë para përfundimit të sezonit.

"Supozoj se ai do të jetë përsëri i disponueshëm këtë sezon," tha Ilzer.

Për të mbushur boshllëkun, Albian Hajdari mund të zhvendoset nga qendra e mbrojtjes në pozicionin e Avdullahut.