Vetëm çështje kohe është zyrtarizimi i gjeorgjianit Khvicha Kvaratskhelia te skuadra e Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi i Napolit do t’i bashkohet parisienëve me kontratë pesëvjeçare, ndërsa paga e tij do të jetë katër herë e gjysmë më e madhe sesa ajo që e ka aktualisht, ka shkruar të shtunën eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, zyrtarizimi i sulmuesit të krahut pritet të bëhet në javën e ardhshme.
Kvaratskhelia pritet të mos luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Veronas.
Ai në edicionin aktual ka shënuar pesë gola e ka kontribuuar me tre asistime në 19 ndeshje.