Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, e ka kompletuar transferimin në La Liga. Kumbulla karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Espanyolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën klubi spanjoll ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Romën për ta huazuar qendërmbrojtësin për një vit. 24-vjeçari me Romën ka kontratë edhe tri vite. Në edicionin e kaluar, Kumbulla ishte i huazuar te Sassuolo.
Ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, por nuk luajti. Karrierë ka bërë edhe te Verona.