Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se mesfushori Leon Avdullahu, do të jetë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e shtatorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova i luan dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
“Dardanët” më 5 shtator luajnë ndaj Zvicrës në Basel, kurse më 8 shtator kundër Suedisë në Prishtinë.
“Leoni do të jetë në këtë grumbullim”, ka thënë shkurt Ademi.
Ademi të hënën mbrëma njoftoi se mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheimit, ka vendosur të luajë për Kosovën.
Vendimi i Avdullahut ka bërë bujë në Zvicër. Ai ka luajtur në grupmoshat e reja të Zvicrës.