Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos, ka reaguar pas vlerësimit të Komitetit të Arbitrave të UEFA-s për penalltinë e paakorduar në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës në çerekfinale të “Euro 2024”.
Sipas Kroosit, vlerësimi i komitetit të arbitrave të UEFA-së se është dashur të jepet penallti, është i vonuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U deshën tre muaj për të kuptuar se ishte lojë me dorë, diçka që pothuajse të gjithë e panë në një sekondë. A mund ta shpall veten kampion evropian tani që zyrtarisht kanë thënë se ishte një gabim. Unë nuk mendoj kështu”, ka thënë Kroos.
Kroos u pensionua nga futbolli në moshën 34-vjeçare pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”. Ai në “Euro 2024” me Gjermaninë i zhvilloi pesë ndeshje.