Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, po përballet me kritika të ashpra pas shpërthimit që e pati në finale të Kupës së Spanjës. Shumë personalitete të futbollit e kanë kritikuar Rudigerin, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij, Toni Kroos i doli në mbrojtje.
Pos te Real Madridi, Kroos e Rudiger kanë luajtur së bashku edhe te Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai do të marr dënimin. Por nuk duhet të sillemi sikur ai ka vrarë dikënd”, ka thënë Kroos.
“Pamja tregon që ishte gabim i madh. Ai e di këtë, është i vetëdijshëm”, ka thënë legjenda gjermane.
Pak para fundit të ndeshjes, Rudigeri reagoi ashpër ndaj arbitrit dhe hodhi një kub akulli në drejtim të tij. Më pas mbrojtësi kërkoi falje për veprimin. Pritet të dënohet.