Futboll

Krasniqi shënon autogol, por Kolosi fiton

Ilir Krasniqi Kolos Kovalivkan

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, ka shënuar autogol të shtunën në kampionatin elitar të Ukrainës, por skuadra e tij Kolos Kovalivka, ka fituar 2:1 ndaj Karpaty Lvivit.

Krasniqi realizoi në portën e vet në minutën e nëntë për epërsinë 1:0 të mysafirëve.

Në pjesën e dytë vendësit shënuan dy herë për fitoren 2:1.

Ishte ndeshje e xhiros së parafundit në kampionatin ukrainas.

Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e fundit.

Kolos Kovalivka e ka siguruar mbijetesën.

Krasniqi luajti në tërë ndeshjen, kurse Arinaldo Rrapaj u zëvendësua pesë minuta para fundit.