Futboll

Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

ILIR KRASNIQI

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të janarit. Krasniqi luan për skuadrën nga Ukraina, Kolos Kovalivka.

Një tjetër klub nga kampionati elitar i Ukrainës po e kërkon mbrojtësin e qendrës.

Gazetari Mykhailo Spivakovskyi raporton se Polissya Zhytomyr është në negociata me Kolosin për transferimin e Krasniqit.

Nëse realizohet transferimi, Krasniqi do t’i bashkohej Polissyas për 2 milionë euro.

Te kjo skuadër së shpejti pritet të zyrtarizohet mesfushori Lindon Emërllahu.

25-vjeçari Krasniqi është pjesë e Kolos Kovalivkas nga viti i kaluar kur u transferua nga Llapi për 300 mijë euro.