Kapitenia e Suedisë në futboll, Kosovare Asllani, pritet të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zvicër.
Ylli i përfaqësueses suedeze lëndoi krahun në ndeshjen kundër Gjermanisë. Ajo të martën zhvilloi stërvitje të plotë me grupin. Ndeshja çerekfinale ndaj Anglisë luhet të premten nga ora 21:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet suedeze kanë raportuar se Asllani do të jetë gati për ndeshjen kundër anglezeve. Vetë Asllani pas ndeshjes kundër Gjermanisë tha se do të përpiqet maksimalisht të jetë gati për çerekfinale.
Asllani e ka udhëhequr Suedinë në tri ndeshjet e fazës grupore me tri asistime dhe një gol.