Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve për dy ndeshjet e plejofit për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Dardanet” dy ndeshjet i luan ndaj Përfaqësueses së Turqisë.
Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë më 24 tetor, kurse ajo e kthimit katër ditë më pas në Izmir.
Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve me shtatë pikë. Letonia zuri vendin e parë me tetë pikë.
Paraqitjen në plejofin për kthim në Ligën B e siguroi si e dyta në ranglistën e përgjithshme.
Sermaxhaj ka ftuar 23 futbolliste për ndeshjet ndaj Turqisë.