Sllovakia ka kaluar sërish në epërsi. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rezultat 2:1 u mbyll pjesa e parë.
Paraprakisht, sllovakët kaluan në epërsi me Martin Valjentin qysh në minutën e gjashtë.
Por Kosova u këndell dhe mori ritmin. Veldin Hoxha në minutën e 21-të realizoi supergol për të barazuar gjithçka.
“Dardanët” dominuan në posedim të topit, ndërsa vendasit patën më shumë raste.
Te Kosova me kartonë të verdhë në pjesën e parë u ndëshkuan Kreshnik Hajrizi e Lumbardh Dellova.