Futboll

Kosova mëson sot kundërshtarët e parë në Ligën B

Kosova

Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e parë në Ligën B gjatë shortit që do të tërhiqet sot nga ora 18:00 në Bruksel të Belgjikës.

Kosova për herë të parë do të garojë në Ligën B të Ligës së Kombeve në futboll.

Një herë ishte në Ligën D dhe tri herë rresht në Ligën C.

Edicioni 2026/2027 i Ligës së Kombeve është i pesti i garës së dytë për nga niveli i garës kontinentale për ekipe përfaqësuese.

Kosova është në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut. Me këto përfaqësuese nuk mund të përballet.

Në vazon e parë të Ligës B janë Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli. Në vazon e dytë janë Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria dhe Ukraina. Vazoja e tretë përbëhet nga Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Kosova në grup do të ketë nga një përfaqësuese të tri vazove të para.

UEFA nuk lejon ndeshjet e Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën, por problematike në aspektin politik dhe të sigurisë mund të jenë ndeshjet eventuale me Rumaninë. Ndoshta edhe me Ukrainën e Gjeorgjinë.

Ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve janë prej 24 deri më 26 shtator të këtij viti.

Kosova kaloi në Ligën B duke e mposhtur para një viti Islandën në dy ndeshje të plejofit.

Liga A

Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania

Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia

Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia

Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia

Liga B

Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli

Vazo 2: Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria, Ukraina

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova

Liga C

Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4: Letonia apo Gjibraltari, Luksemburgu apo malta, Moldavia, San Marino

Liga D

Vazo 1: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari apo Letonia, Malta apo Luksemburgu

Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra