Listës së lojtarëve që do t’i mungojnë Kosovës ndaj Andorrës i janë shtuar edhe katër futbollistë të tjerë. Përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në portierët Arijanet Muriq e Amir Shaipi. Sulmuesi Rilind Nivokazi dhe mesfushori Bersant Celina do të mungojnë po ashtu.
Por, pavarësisht mungesave, Kosova synon fitore. Ndeshja miqësore Kosova – Andorra luhet të dielën nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri Muriq ka pasur shqetësime në stërvitjet e kaluara dhe nuk është rikuperuar plotësisht. Shaipi nuk do të mund t’i bashkohet ekipit për çështje familjare. Njësoj ishte rasti edhe me Edon Zhegrovën. Për situatë të ndjeshme në familje, nga grumbullimi është liruar edhe Nivokazi. Celina ndërkohë ishte paraparë të luante vetëm ndaj Andorrës, pasi ishte i angazhuar me AIK-un suedez. Por, në bashkëpunim me klubin dhe përzgjedhësin Foda, Celina ka kërkuar mirëkuptim nga tekniku gjerman për të mos iu bashkuar “Dardanëve”. Lajmi u konfirmua të shtunën në fillim të konferencës për shtyp nga menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.
Nga ky grumbullim për shkak të lëndimeve janë liruar edhe qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Andi Hoti.
Përzgjedhësi Foda ka thënë se këto mungesa janë normale në futboll, por ka kërkuar nga të tjerët ta japin maksimumin.
“Nesër kemi ndeshje miqësore, e dyta. Do t'u japim mundësi lojtarëve të rinj që të paraqiten, të prezentohen, këtë e kemi bërë edhe në ndeshjen e parë. Edhe nesër do ta bëjmë të njëjtën”, ka deklaruar Foda në konferencën për shtyp.
Foda ka theksuar se ndeshja testuese do t’i shërbejë edhe për Ligën e Kombeve, pasi e ka pasqyrën e qartë për ata që ishin të pranishëm. Ndaj Andorrës ka kërkuar kujdes.
“Andorra është një skuadër shumë e mirë, sidomos nga ana taktike. Ndeshjen e fundit kundër Lihtenshtajnit e ka fituar 2:0. Kjo tregon që ka organizim mjaftë të mirë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Do të kërkoj nga lojtarët që nga minuta e parë të luajnë me intensitetin më të lartë, të përqendrohen dhe të shkojnë deri në kufijtë e tyre, të japin 100 për qind”, tha 60-vjeçari Foda.
Në konferencën për shtyp ishte edhe Mërgim Vojvoda.
Ai ka përgëzuar lojtarët e rinj për angazhimin dhe adaptimin e shpejtë.
“Besoj se kjo është një fat se kur mungojnë lojtarët që janë më të vjetër, është një shans për lojtarët e rinj që ta tregojnë veten dhe për këtë besoj se niveli nuk duhet të ndryshohet sepse ka një energji të re dhe dëshirë për të bërë mirë për Kombëtaren, për ta rritur kualitetin në grup”, tha Vojvoda.
Vojvoda me Kosovën e humbi mundësinë që të kualifikohej në Botëror. Kosova në fund të marsit e humbi finalen e plejofit nga Turqia në Prishtinë. Në nivel klubesh me Comon, Vojvoda do të luajë në nivelin më të lartë, Ligën e Kampionëve.
“Besoj se po të më pyesnit se njërën apo tjetrën, do ta zgjidhja me sy mbyllur suksesin me Kosovën. Por ky është realiteti, jam shumë i gëzuar që kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Por, megjithatë, besoj se kemi qenë të gjithë të mërzitur pasi e humbëm finalen këtu në shtëpi kundër Turqisë. Por, nuk bën të dorëzohemi dhe do të kemi raste të tjera, dhe shpresoj se edhe me Kosovën do të bëjmë diçka të madhe”, theksoi Vojvoda.
Në konferencë të shtunën, Foda foli edhe për Erblin Osmanin, talentin që debutoi te Bayern Munichu në Bundesligë. Tha se ka qenë bisedë për t’u njohur mes vete, por theksoi se është futbollist me potencial.
Në fund, Foda e Vojvoda dhanë edhe parashikim për Botërorin që nis të enjten.
Foda tha se favorite për të janë Franca, Spanja, Gjermania e Anglia, kurse befasi e turneut mund të jetë Norvegjia.
Për Vojvodën favorite janë Franca e Portugalia, por ai e sheh Spanjën fituese.