Pesë fitore e një barazim është bilanci i Kosovës në ndeshjet e kaluara me Bullgarinë.
Ndeshja e shtatë mes dy përfaqësueseve të futbollisteve do të zhvillohet të martën prej orës 16:00 në Sofje. I takon Grupit C2 të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova është në moment shumë të mirë dhe tani luan me një përfaqësuese ndaj të cilës ka bilanc shumë të mirë. Më 3 mars, futbollistet “dardane” fituan 6:0 ndaj Gjibraltarit, autsajderit të grupit. Më 7 mars arritën fitoren e madhe, 1:0, ndaj Kroacisë në Karlovc. Me fitore ndaj Bullgarisë, Kosova do të bëjë hap të madh drejt sigurimit të vendit të parë në grup.
Që në shkurt të vitit 2019, Kosova fitoi dy miqësore me Bullgarinë në Sofje. Në shkurt të vitit 2023, në një turne në Turqi, Kosova mposhti Bullgarinë 2:1, ndërsa në prill të atij viti, në turne në Sofje, e mposhti 1:0.
Pa gola kishte përfunduar ndeshja Bullgari – Kosovë, e luajtur në shtator 2023, në kuadër të Ligës së Kombeve. E më 1 dhjetor 2023, futbollistet kosovare fituan 5:1 në Podujevë.
Në tri fitoret e fundit ndaj Bullgarisë, gola për Kosovën shënoi kapitenia Erëleta Memeti. Dy i shënoi në fitoren 5:1.
“E kemi nisur mirë këtë kampanjë. Sidomos ndeshja me Kroacinë na ka dhënë vetëbesim. Megjithatë, mbesim me këmbë në tokë dhe e respektojmë kundërshtaren e radhës. Dy ndeshjet me Bullgarinë janë shumë të rëndësishme për të vazhduar me kryesim në tabelë dhe ky pa dyshim është qëllimi ynë”, ka thënë Memeti për KOHËN, të hënën.
Ajo e pranon që bilanci pozitiv me Bullgarinë ka rëndësi. Por thotë se bullgaret kanë trajner të ri dhe mund të ketë ndryshime në lojën e tyre.
“Rrjedhimisht mund të na dalin përballë shumë gjëra që nuk i njohim. Megjithatë, ne përqendrohemi te vetja dhe si gjithmonë mundohemi të japim maksimumin. Unë besoj tek ekipi. Na mungon Lumbardha Misini, të cilën dua ta lavdëroj veçanërisht për ndeshjen ndaj Kroacisë. Luajti në një pozitë të panjohur për të dhe ishte forcë e madhe për ne. Mendoj se me gjithë mungesën, kemi ekip të mirë për t’i përfunduar këto ndeshje të Kombëtares me rezultate pozitive”, ka shtuar Memeti, që luan në sulm.
Menjëherë më 18 prill, në “Fadil Vokrri”, është ndeshja Kosovë – Bullgari. Me fitore eventuale në të dy ndeshjet, Kosova do të jetë në pozitë të mirë për ta fituar grupin. Do t’i duhej vetëm të shmangte disfatën në ndeshjen në shtëpi ndaj Kroacisë, më 5 qershor.
Prej Ligës C, avancimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Por fituesi i grupit siguron plejofin për kualifikim në Botëror dhe po ashtu promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.