Futboll

Kosova e Shqipëria pritet të jenë në vazon e tretë – kush janë kundërshtarët e mundshëm

Ks al

Shqipëria do të luajë në plejof për kualifikim në Botërorin 2026, ndërsa paraqitjen në plejof e ka të garantuar edhe Kosova.

Por Kosova me fitore 6:0 të martën ndaj Zvicrës, kualifikohet direkt. Kjo ka fare pak gjasa të ndodhë, kështu që edhe te Kosova pritet të bëhen gati për plejof.
Nëse vazhdon në plejof, është e sigurt që Kosova do të jetë në vazon e tretë. Dhe rrjedhimisht do të luajë me një përfaqësuese të vazos së dytë në gjysmëfinale të plejofit, kurse do të jetë mysafire. 

Sipas pozitave aktuale në grupe, në vazon e tretë për short do të jenë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina. Por edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, njëjtë si Kosova, janë në garë për kualifikim direkt. Rrjedhimisht shumë gjëra mund të ndryshojnë deri të martën mbrëma, kur përfundojnë kualifikimet e rregullta evropiane për Botërorin 2026.

Prej vazos së tretë, sipas gjendjes aktuale, në vazon e dytë mund të lëvizë Shqipëria. Kjo varet nga rezultati i ndeshjes me Anglinë, por edhe nga rezultatet e disa përfaqësueseve të tjera.
Në vazon e dytë, pra rivale potenciale të Kosovës, aktualisht janë Hungaria, Skocia, Sllovakia dhe Çekia.
Renditja nëpër vazo bëhet në bazë të ranglistës së FIFA-s.

Shorti për plejof tërhiqet të enjten, ndërsa të mërkurën publikohet ranglista e FIFA-s, në bazë të cilës ndahen përfaqësueset në vazo. 

Në vazon e parë pritet të jenë Italia, Turqia, Ukraina e Polonia. Në të katërtn do të jenë fituese të grupeve në Ligën e Kombeve, që nuk përfundojnë në dy pozitat e para në kualifikimet e rregullta. Në vazon e katërt do të jenë Uellsi, Suedia, Rumania dhe Irlanda e Veriut.
Në gjysmëfinale, përfaqësueset e vazos së parë takohen me ato të vazos së katërt.

Përfaqësueset e vazos së parë janë vendase.

Për finale të plejofit, vendasi do të përcaktohet me short.
Prej 16 përfaqësueseve në plejof, katër do të kualifikohen në Botëror.
Gjysmëfinalet e plejofit janë më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars.