Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë triumfuar në miqësoren e parë të zhvilluar ndaj Estonisë.
Kosova të shtunën pasdite në stadiumin “Kadrioru” në Talin e mposhti Estoninë me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Kosovën e realizoi Aurela Imeraj në minutën e 72-të.
Kosova do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore me Estoninë më 1 korrik.
Këto miqësore, Kosovës i shërbejnë si fazë testuese para përballjeve me Turqinë në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.
Paraqitjen në plejofin për kthim në Ligën B, Kosova e siguroi si e dyta në ranglistën e përgjithshme. Kosova e përfundoi Grupin 6 të Ligës C në vendin e dytë me shtatë pikë.