Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Korenica i lumtur për formën aktuale

Meriton Korenica

Meriton Korenica e shënoi golin e fitores për Clujin, që të premten mbrëma fitoi 1:0 ndaj Rapidit të Bukureshtit.

Futbollisti i Kosovës u shpall më i miri i ndeshjes në të cilën e shënoi golin e vetëm në minutën e 78-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Korenica tani ka 12 gola e nëntë asistime në 42 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

“Unë jam shumë për ekipin dhe dua të jap edhe më shumë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jap ndihmë. Nëse shënoj apo bëj pasim vendimtar, është plus për mua, natyrisht. Por, unë dua që ta ndihmoj ekipin fillimisht. Dua t’i përgëzoj lojtarët që dhanë 100 për qind nga vetja”, deklaroi Korenica 29-vjeçar.

Cluji është në grupin e skuadrave që po luftojnë për titull kampioni.

Korenica është në listën e lojtarëve rezervë të përzgjedhësit Franco Foda, për ndeshjen ndaj Sllovakisë në Bratislavë javën e ardhshme.