Sulmuesi Meriton Korenica ka kontribuar me asistim në barazimin e Clujit të premten mbrëma ndaj Sepsit me rezultatin 3:3. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-t të elitës së futbollit rumun.
Korenica në lojë u inkuadrua në minutën e 46-të, ndërsa asistimin e bëri te goli i tretë që e shënoi Virgiliu Postolachi në minutën e 93-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe skuadra e Sepsit, Isnik Alimi luajti deri në minutën e 68-të dhe u zëvendësua me Sherif Kallakun. Për Korenicën ky ishte asistimi i dytë këtë edicion në të gjitha garat. Ka realizuar edhe tri gola.