Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kontrata e re për Ronaldon, e jashtëzakonshme

Cristiano Ronaldo

Pas kontratës së parë, e cila ishte e jashtëzakonshme, një të tillë Cristiano Ronaldo mund ta nënshkruajë sërish tek Al Nassr në Arabinë Saudite. 

Ronaldo nënshkroi fillimisht kontratë për dy vjet e gjysmë me klubin e elitës së futbollit arab, ndërsa synon të qëndrojë edhe më shumë te kjo skuadër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Marca” ka raportuar të mërkurën se Ronaldo mund të nënshkuajë kontratë të re deri në vitin 2026. 
Në marrëveshje përfshihen edhe 183 milionë euro tjera. 

40-vjeçari nuk po planifikon pensionimin, ndërsa i është afruar shifrës së 1000 golave. 

Ai ka 933 gola në karrierë.

“Po planifikoj pensionimin dhe do të ndodhë brenda një apo dy vjetësh. Dua të kënaqem. Përderisa ndihem i motivuar, do të vazhdoj. Kur nuk do të ndihem kështu, do të pensionohem”, është shprehur Ronaldo.