Para ndeshjes ndaj Freiburgut të shtunën në Bundesligë, trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, e ka konfirmuar suspendimin e Luis Diazit.
Diaz do të mungojë vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që e mori në fitoren 2:1 të bavarezëve ndaj Paris Saint-Germainit në Champions.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiaz kishte bërë ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin, duke e lënë marokenin të lënduar rëndë.
Kolumbiani nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen ku mbeti i lënduar futbollisti më i mirë afrikan për këtë vit, Hakimi, kolumbiani Diaz i realizoi dy gola.
Megjithatë, Diaz do të luajë në duelin ndaj Freiburgut në elitën gjermane të shtunën.
28-vjeçari është në formë të lartë në këtë edicion, me 11 gola e 5 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.