Futboll

Kolo Muani kalon te Tottenhami

Randal Kolo Muani

Randal Kolo Muani është huazuar te skuadra e Tottenhamit nga fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi francez sezonin e kaluar ishte huazuar te Juventusi.

Ai iu bashkua PSG-së në vitin 2023 për rreth 80 milionë euro nga skuadra gjermane, Eintracht Franfurt.