Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Klodian Duro, trajner i Lirisë së Prizrenit

Klodian Duro

Ish-futbollisti i njohur i Shqipërisë, Klodian Duro, ka nisur punë si trajner në Ligën e Parë të Kosovës. 

Duro të hënën mori drejtimin e Lirisë së Prizreni. Në njoftimin zyrtar, Liria ka shkruar se Duro vjen me synim për ta kthyer klubin me nam prizrenas në Superligën e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

47-vjeçari ka luajtur si mesfushor ofanziv në Turqi, Gjermani, Qipro, Austri e Shqipëri. Për kuqezinjtë i ka luajtur plot 77 ndeshje, ndërsa i realizoi gjashtë gola.

Dukshëm më pak suksese ka pasur në karrierën e deritashme si trajner.

Ka drejtuar Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Lushnjen në Shqipëri, ndërsa në Kosovë drejtoi Feronikelin dhe Gjilanin.