Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së parafundit të Serie A.
Formacioni më i mirë i javës së 37-të është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Kapiteni i Kosovës shënoi gol të dielën në fitoren 3:0 të Napolit ndaj Pisas.
Me fitoren ndaj Pisas, Napoli e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2026/2027.
Qendërmbrojtësi me përvojë madje u shpall më i miri i takimit.
Edhe
Rrahmani, më i miri i ndeshjes
32-vjeçari këtë edicion në 26 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me dy gola dhe një asistim.
Rrahmani këtë edicion ka pasur shumë probleme me lëndime. Ka munguar në 22 ndeshje përfshirë edhe ato me Kosovën.