Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, nuk ka gabuar në xhiron e dhjetë të Serie A. Interi të mërkurën mbrëma mposhti thellë Empolin me rezultatin 3:0.
Mysafirëve në minutën e 19-të iu anulua një gol i shënuar nga Matteo Darmian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga minuta e 31-të, vendësit luajtën pa mbrojtësin Saba Goglichidze, ndërsa rezultatin “nerazzurrët” e dyfishuan në minutën e 50-të. Davide Frattesi shënoi me asistim të Darmianit.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Lautaro Martinez, me golin e minutës së 79-të.
Tek Empoli në tërë ndeshjen luajti Ardian Ismajli. Kristjan Asllani ishte në bankën rezervë tek Interi, që ka 21 pikë në vendin e dytë. Katër pikë më shumë ka Napoli lider.
Empoli në mesin e tabelës mbetet me 11 pikë.