Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juve thellon krizën e Manchester Cityt

Juventusi

Foto: AP

Juventusi kishte katër rresht në Serie A e në Ligën e Kampionëve pa fituar, por të mërkurën në mbrëmje arriti pikët e plota ndaj Manchester Cityt, që e konfirmon krizën. 

Juventusi fitoi në “Allianz Stadium” 2:0, ndaj Cityt që në dhjetë ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore, dy barazime e shtatë humbje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve. 

Dushan Vlahoviq dhe Weston McKennie i shënuan golat e fitores për “zonjën e vjetër” në pjesën e dytë. 

Juventusi pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë në vendin e 13-të. 

City ndërkohë në vendin e 22-të mbetet me tetë pikë.