Futboll

Jashari pritet të luajë për Milanin në miqësore

Ardon Jashari

Milani do të luajë një ndeshje miqësore kundër skuadrës që garon në Serie B, Virtus Entella. Në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të premten, pritet të kthehet mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.

Jashari është përfshirë në ekipin e Milanit për ndeshjen miqësore, shkruan “Milan News”. Jashari në gusht pësoi lëndim në një duel me Santiago Gimenezin në stërvitje.

Jashari u bë një nga transferimet më të shtrenjta të Serie A gjatë afatit kalimtar të verës. Kaloi te Milani për 37 milionë euro nga Club Brugge. Para lëndimit ai kishte luajtur vetëm 40 minuta në dy paraqitje si zëvendësues për Kupë të Italisë dhe në Serie A.

Jashari ishte në stol në dy ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A kundër Romës dhe Parmës.