Futboll

Italia vlerësohet se do ta kishte grupin më të lehtë

it

Ish-mbrojtësi i Italisë, Marco Materazzi, beson se “azzurrët” kanë qenë me fat në shortin e Botërorit 2026. 

Por, Italia fillimisht duhet ta kalojë plejofin në muajin mars, për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit të ardhshëm. 

Italia pas shortit të tërhequr në Washington të premten mbrëma, është vendosur në Grupin B, bashkë me Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin. 

“Kemi përfunduar në grupin më të lehtë, por duhet të kualifikohemi fillimisht”, ka thënë Materazzi për “La Gazzetta dello Sport”. 

Fituesi i Kupës së Botës ka theksuar se në këtë grup, kundërshtarja më e vështirë do të ishte Kanadaja. 

Për t’u kualifikuar në Botërorin që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, Italia fillimisht duhet ta mposht Irlandën e Veriut më 26 mars, e më pas në finale të fitojë ndaj Uellsit apo Bosnjë-Hercegovinës më 31 mars. 

Materazzi është fitues i Botërorit 2006 me Italinë, ndërsa ka karrierë të madhe edhe në nivel klubesh.