Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli mund të bëhet bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, te skuadra e Napolit.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të shtunën se Ismajli është propozuar te skuadra e Napolit.
28-vjeçari Ismajli ka bërë përvojë të madhe në Serie A, ndërsa aktualisht është futbollist i Empolit.
Në edicionin aktual i ka zhvilluar 29 ndeshje, ndërsa në elitën italiane i ka bërë 115 paraqitje, me një gol të shënuar e dy asistime.
Ai ka luajtur edhe për Spezian në Itali.
“Napoli ka kthyer vëmendjen te Sam Beukema i Bolognas si opsionin e parë për mbrojtjen. Edhe Oumar Solet i Udineses është alternativë për Napolin. Në javët e fundit u propozua edhe Ardian Ismajli i Empolit. Ai është përcjellë në muajt e parë të sezonit, por tani nuk është në listën e ngushtë të lojtarëve. Mund të jetë opsion, por ka mundësi që e ardhmja e tij të jetë diku tjetër”, ka shkruar mediumi italian të shtunën.