Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajli drejt Superligës së Turqisë

Ardian Ismajli

E ardhmja e Ardian Ismajlit do të jetë larg Empolit.  Kontrata e qendërmbrojtësit të Shqipërisë skadon në fund të këtij muaji dhe ai pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër. 

“Pianetaempoli.it” ka shkruar të premten se Ismajli pritet të transferohet te Beshiktashi në elitën e futbollit të Turqisë. Te Beshiktashi luajnë edhe Milot Rashica e Ernest Muçi.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Empoli nuk e siguroi mbijetesën në Serie A dhe në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë italiane. 

28-vjeçari në edicionin e kaluar i zhvilloi 31 ndeshje, 29 në Serie A e dy të tjera në Kupën e Italisë. 

Ismajli ka 44 paraqitje dhe tri gola të realizuar për Shqipërinë. 

Në Itali është raportuar se për Ismajlin janë interesuar edhe Napoli dhe Juventusi.