Futboll

Islami pritet të kthehet në Kosovë pa debutuar për Clujin rumun

Drilon Islami

Në fillim të korrikut, Drilon Islami kaloi te Cluji rumun nga Prishtina. Mesfushorit i përfundoi kontrata me Prishtinën dhe kalimi te Cluji u vlerësua hap i madh për karrierën e tij.

Por 25-vjeçari nuk ka debutuar ende për CFR Cluj. Dhe mund të largohet ende pa debutuar, shkruan “fanatik.ro”.

Islami nuk bën pjesë në planet e trajnerit Dan Petrescu, ndonëse ai e transferoi pas paraqitjeve të mira me Prishtinën.

Sipas mediumit rumun, ish-kapiteni i Prishtinës pritet të përfundojë te Ballkani i Suharekës. Cluji e Ballkani kanë bashkëpunuar shumë në vitet e fundit. Disa lojtarë kaluan nga Ballkani te Cluji, ndërsa Islami pritet të lëvizë në drejtim të kundër. Mediat rumune shkruajnë se mesfushori nuk është në mesin e lojtarëve në të cilët llogarit Cluji. Madje ai më nuk figuron as në mesin e lojtarëve të prezantuar në faqen zyrtare të klubit.