Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-futbollisti i Kosovës U21 ftohet për Kampionat Botëror

Besfort Zeneli

Ish-anëtari i Kosovës U21, Besfort Zeneli, është ftuar nga Suedia për Kampionatin Botëror të futbollit që fillon më 11 qershor.

Zeneli luan në mesfushë, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit belg, Union SG. Nga viti 2022 deri në vitin 2024 ai luajti për Kosovën U21, por më pas vendosi të kaloi te Suedia. Te Kosova U21 i kishte gjashtë paraqitje, ndërsa tashmë 22-vjeçari i ka gjashtë ndeshje edhe te Suedia A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Suedia A ka debutuar më 22 mars të vitit 2025.

Suedia ka plot yje të Premier Leagues në përbërje, por në përfaqësuese ka vend edhe për Zenelin.

Suedia ishte në grup me Kosovën në kualifikimet e rregullta. Më 8 shtator të vitit të kaluar “Dardanët” fituan 2:0 ndaj Suedisë në Prishtinë. Më 13 tetor të vitit të kaluar Kosova fitoi 1:0 ndaj Suedisë në Goteborg.

Suedia mbeti e fundit në grup, pas Zvicrës, Kosovës e Sllovenisë. Por për shkak të suksesit në Ligën e Kombeve, e fitoi të drejtën e paraqitjes në plejof.

Në plejof fillimisht fitoi 3:1 ndaj Ukrainës në Valencia e më pas 3:2 ndaj Polonisë në Solna. Dhe kështu siguroi kualifikimin në Botëror.

Në Botëror, suedezët janë Grupin F, kurse do të luajnë me Tunizinë, Holandën e Japoninë.

Viktor Gyokeres e Alexander Isak janë yjet e mëdhenj të Suedisë.