Interi ka vazhduar me fitore në fazën e ligës, në Ligën e Kampionëve.
“Nerazzurrët” fitoren e katërt në Champions këtë edicion në po aq ndeshje të luajtura, të mërkurën mbrëma e arritën ndaj Kairat Almatyt.
Skuadrën nga Kazakistani, Interi i Serie A të Italisë e mposhti 2:1.
Lautaro Martinez dhe Carlos Augusto shënuan për Interin, ndërsa golin e vetëm për kazakët e realizoi Ofri Arad.
Interi në vendin e tretë ka 12 pikë, sa kanë edhe Bayern Munichu e Arsenali.
Kairat Alamty mbetet me një pikë në pjesën e poshtme të tabelës.