Gara për titull në Serie A po hynë në fazë vendimtare. Në fundjavë në program është xhiroja e 29-të.
Interi, që është lider me 67 pikë, e pret Atalantan të shtunën nga ora 15:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtalanta është në garë për të zënë ndonjë vend që në edicionin e ardhshëm dërgon në kupat evropiane.
Atalanta i ka 46 pikë në pozitën e shtatë, ndërsa është skuadra e vetme italiane e mbetur në garat evropiane. Por, është në prag të eliminimit. Në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit u mposht në Bergamo me rezultatin 6:1 nga Bayerni.
Interi i ka shtatë pikë më shumë se Milani i vendit të dytë. Por skuadra kuqezi në fundjavën e kaluar fitoi 1:0 ndaj Interit në “Derby della Madonnina”. Kështu gara për titull mbeti e hapur.
Deri në fund të kampionatit në Itali kanë mbetur edhe 10 xhiro.
Interi edhe në fundjavë mund të jetë pa dyshen e sulmit, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Të dy janë të lënduar. Me probleme muskulore vazhdon të jetë mesfushori Hakan Calhanoglu.
Interit i ka mbetur gara në kampionat, pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Bodo/Glimti.
Test të vështirë do të ketë edhe Milani që të dielën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Lazio. Lazio ka 37 pikë në mesin e tabelës.
Të shtunën nga ora 18:00, kampioni në fuqi, Napoli, përballet me Leccen, kurse nga ora 20:45 Juventusi luan në udhëtim tek Udinese.
Ndeshje interesante, të dielën nga ora 18:00, do të jetë ajo mes Comos dhe Romës. Como dhe Roma kanë nga 51 pikë në pozitën e katërt dhe të pestë, ndërsa Juventusi, i gjashti, i ka 50 pikë. Në pozitën e tretë është Napoli me 56 pikë.